UEFA zgjedh sulmuesin më të mirë për sezonin 2019/20 në Champions

Robert Lewandowski nuk ka mbetur pa çmim, pas sezonit fantastik që pati me Bayern Munich.

Ylli polak është zgjedhur si sulmuesi më i mirë i edicionit 2019/20 nga UEFA.

Lewandowski fitoi Ligën e Kampionëve dhe Bundesligën me Bayern, dhe në të dyja kompeticionet u shpall si golashënuesi më i mirë.

Lewa e fiton këtë çmim për herë të parë në karrierë.

Sulmuesi i Bayernit mposhti Kylian Mbappe dhe Neymar në garë për më të mirin.


Shtuar 1.10.2020 16:35