Nxënësit në Strugë bojkotojnë mësimin online, ngrihen në protesta

Nxënësit e shkollave të mesme Niko Nestor dhe Ibrahim Temo në Strugë vitin e ri shkollor e nisën me protesta.

Me një marshim paqësor nëpër rrugët e qytetit dhe çarshinë e vjetër, përfunduan para ndërtesës së komunës ku kërkojnë që të kthehen në bankat shkollore dhe jo të zhvillojnë mësim online.

Mësimi online u bojkotua edhe në disa Shkolla Fillore rurale. Nga komuna e Strugës presin që Ministria e Arsimit t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së tyre për mësim me prani fizike në të gjitha shkollat në këtë komunë.

Nxënësit thonë se do të vazhdojnë me bojkotimin e mësimeve ndërsa paralajmërojnë protesta të reja për ditët në vijim.


Shtuar 1.10.2020 16:35