UEFA po mendon pezullimin e të gjitha garave

Koronavirusi e ka prekur edhe botën e futbollit profesional. Mbrojtësi i Juventusit, Rugani ka dalë pozitiv me këtë virus.

Tashmë pasojat janë të qarta, skuadra e Juventusit duhet të izolohet e bashkë me të edhe kundërshtari i fundit i tyre, Interi.

Me këtë rast ndeshja e Europa Leagues e Interit kundër Getafes është pezulluar dhe gjithashtu duhet të pezullohet edhe ajo e Champiosnit midis të Juves dhe Lyonit.

Nga selia e Nyon, është shumë e qartë se futbolli është një lojë me një komponent shumë të rëndësishëm biznesi, por që para gjithçkaje është shëndeti i sportistëve dhe tifozëve.

Sot Europa League do të luhet me ndeshje të pezulluara, dyer të mbyllura, javën tjetër Liga e Kampionëve do të jetë në të njëjtën mënyrë.

Duke pasur parasysh këtë panoramë dhe çfarë mund të vijë, UEFA-ja do të zbatojë logjikën dhe kjo kalon duke ndaluar garat dhe se kjo periudhë shërben për të lehtësuar gjetjen e një zgjidhjeje për shëndetin.

Në mesin e garave që do të anulohen mund të jetë edhe ajo midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në kuadër të play-offit të Evropianit.


Shtuar 12.03.2020 10:42