UEFA ka kërkuar falje për një gabim që kanë bërë.
Duke raportuar për të rejat rreth Euro 2020, UEFA më herët raportoi se emri i kompeticionit do të jetë Euro 2020, edhe pse do të luhet në 2021.
Por, pak orë më vonë, një tjetër reagim vjen nga shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë.
“Duke kërkuar falje për gabimin e mëparshëm, të jemi të qartë, asnjë vendim nuk është marrë akoma sa i përket emrit që do të ketë EURO që mbahet në 2021” thuhet në komunikatën e UEFA.
“Postimi i mëhershëm u dërgua gabimisht” thuhet tutje.
Pra, Euro nuk do të ketë përfundimisht emrin Euro 2020. Mbetet të shihet se cili do të jetë emri i Kampionatit Evropian.