Rama publikon apelin e mjekëve: Ju lutem na ndihmoni, qëndroni në shtëpi (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama shprehet se mjekët e spitalit infektiv në Tiranë janë të alarmuar nga sjelljet e qytetarëve që nuk respektojnë masat e vëna.

Kreu i qeverisë ka shpërndarë në Facebook një video, në të cilën mjekët informojnë për gjendjen e të infektuarve.

Gjithashtu në video ata i bëjnë apel qytetarëve që të respektojnë masat e caktuara, pasi në këtë mënyrë ndihmojnë edhe ata në përballimin e situatës.

Postimi i plotë:

MJEKËT E INFEKTIVIT JANË TË ALARMUAR NGA SJELLJET E PAPËRGJEGJSHME TË ATYRE QË PO E SABOTOJNË KËTË LUFTË ME XHIROT E TYRE DHE ME ATO RADHAT PA RADHË, QË KTHEHEN NË MITINGJE PËR TË PËRQAFUAR ARMIKUN E PËR TA MARRË ME VETE NË SHTËPI!

🔴 KËTA MJEKË PO BËJNË HEROIZËM, NDËRSA SABOTATORËT PO BËJNË NJË TRADHËTI TË PASHEMBULLT, QË DO TË NA HAPË VARRIN PO NUK U NDAL URGJENT!

🔴 NËSE NUK RRINI TË GJITHË DREJT NË KËTË LUFTË, NUK DO KEMI KU TË SHTRIJMË TË SËMURËT DHE NUK DO KETË VEND AS NË VARREZA, JO MË NË SPITALE!


Shtuar 20.03.2020 18:58