U mbajt e fshehtë, në La Liga ka qenë i infektuar me koronavirus edhe një arbitër

Emri i tij nuk bëhet i ditur, ashtu si për pjesën tjetër të futbollistëve, por edhe ky sektor i sportit nuk ka mbetur pa u prekur.

Lajmi është bërë i ditur ditën e djeshme nga mediet spanjolle, të cilat raportojnë se La Liga ka mbajtur të fshehtë faktin që një gjyqtar ka kaluar Covid-19, por tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe gati për të zbritur në fushën e lojës.

Kampionati spanjoll do të fillojë më 11 qershor me ndeshjen Sevija-Betis, për të vazhduar deri në mesin e korrikut.

Për momentin nuk ka raportime për të tjerë të infektuar me virus.


Shtuar 10.06.2020 08:07