U duk gjithçka e përfunduar, Man.United komplikon të ardhmen e Smalling te Roma

Manchester United i ka bërë të ditur Romës se nëse dëshiron transferimin e Chris Smalling atëherë duhet që të ofrojë plot 20 milionë euro, raporton Calcio Mercato.

30 vjeçari kaloi sezonin e fundit i huazuar në Olimpico dhe tani Giallorosët janë të vendosur për transferimin e tij.

Megjithatë Roma nuk është e gatshme që të paguajë më shumë se 13 milionë euro për të i cili ka edhe dy vite kontratë me skuadrën e Manchester United.


Shtuar 23.09.2020 07:01