Tuchel publikon listën për ndeshjen ndaj Marseille, rikthime dhe debutime

PSG dhe Marsejë përballen kundër me njëra-tjetrën këtë mbrëmje në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të në Ligue 1.

Të dy ekipet megjithatë po luajnë vetëm ndeshjen e tyre të dytë të sezonit, pasi si Parisit edhe Marseja kanë shtyrë njjë ndeshje në kampionat.

Për më tepër, covid-19 është ende në qarkullim, pasi shumë drejtues po kthehen në grup pasi kanë dalë pozitiv.

Munguan kundër Lens të enjten, Neymar, Di Maria, Paredes dhe Navas janë të gatshëm për sfidën ndaj Marsejës, ndryshe nga Marquinhos, Mbappe dhe Icardi, të cilët nuk janë në dispozicion të trajnerit, Thomas Tuchel.

Tekniku i skuadrës franceze ka thirrur në për këtë sfidë, Alessandro Florenzi-n, transferimi i fundit që mbërriti të premten në huazim me një mundësi blerje nga Roma. Për të ditur nëse italiani do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë, duhet të prisni orën 21:00 kur fillon edhe ndeshja.

Grupi i PSG-së:

Navas, Bulka, Rico – Bakker, Bernat, Dagba, Diallo, Florenzi, Kehrer, Kimpembe, Kurzaëa – Draxler, Gueye, Herrera, Paredes, Verratti – Neymar, Di Maria, Kalimuendo, Sarabia, Ruiz.


Shtuar 13.09.2020 13:36