Trajneri i Leipzig “dorëzohet”: Nuk mund të bëj më asgjë për Werner

Timo Werner është shumë pranë largimit nga Leipzigu dhe ky fakt u pranua edhe nga trajneri i skuadrës, Nagelsmann, në përfundim të takimit të fundit në Bundeslinë në fushën e Këlnit. 32-vjeçari e pranoi se nuk mund të bënte asnjë më shumë për ta bindur sulmuesin që të qëndronte.

24-vjeçari është kërkuar nga Bayerni, Chelsea, Manchester United dhe Liverpooli, Është raportuar gjithashtu se ai ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë euro ((53 milion) në kontratën e tij.

Futbollisti i përfaqësueses së Gjermanisë ka shënuar 31 gola në të gjitha garat për Leipzigun në këtë sezon dhe largimi i tij do të ishte një goditje e madhe për klubin.

Werner shënoi golin e tij të 31-të sezonal në fitoren 4-2 ndaj Këlnit, të hënën në mbrëmje, dhe Nagelsmann u duk i dorëzuar në “betejën” për ta bindur që të ndryshojë mendje për të ardhmen e tij.

“Nuk ka më asgjë që mund të bëjmë në lidhje me të. Ai e di se çfarë i ofron Leipzigun dhe gjithashtu se çfarë mund t’i ofroj unë. Ai ka shumë mundësi që të zhvillohet si futbollit, nuk e di nëse do të ndikojë nëse ia përsëris çdo ditë. Një lojtar duhet të ndiejë se mund të përmirësohet. Nëse ai nuk e ndjen këtë, nuk do të ishte më mirë të vazhdoja t’i thosha të qëndronte këtu. Në fund të fundit, është jeta e tij, karriera e tij, ai mund ta vendosë për veten. Nuk mendoj për asgjë të re për t’i thënë Timos.”


Shtuar 2.06.2020 09:28