Titullar me Gattuson, Hysaj afër rinovimit me Napolin

Futbollisti i kombëtares shqiptare dhe Napolit nuk po kalonte një moment pozitiv te skuadra e tij që në momentin që në stol u ul Carlo Ancelotti.

Shkodrani ishte shumë pranë largimit, por ardhja e Gattusos e ndryshoi rrjedhën. Mbrojtësi po luan titullar dhe trajneri e do në skuadër duke i kërkuar Napolit rinovimin e kontratës me lojtarin.

Raportimet e mediave italiane janë konfirmuar nga menaxheri i futbollistit Mario Giuffredi i cili theksoi se palët janë në bisedime me drejtuesit e Napolit dhe çështja e rinovimit do të mbyllet në fund të shkurtit. Nëse marrëveshja arrihet edhe në aspektin ekonomik Hysaj do të rinovojë me Napolin në rast të kundërt do të largohet në verë theksoi Giuffredi. /albeu.com/


Shtuar 28.01.2020 07:38