Të hënën vjen zyrtarizimi, Endri Çekiçi bëhet me ekip të ri

Merr fund aventura sllovene për Endri Çekiçin ashtu si shumë lojtarë të tjerë të kombëtares shqiptare do ta vazhdojë karrierën në Turqi.

Është arritur akordi mes Olimpijas së Ljubljanës dhe klubit të Superligës turke Ankaragucu me Çekiçin që do të jetë shok skuadre me kosovarin Idriz Voca.

Çekiçi nuk pranoi të rinovonte kontratën me Olimpijan dhe për të mos e humbur me parametër zero pas një viti drejtuesit e klubit slloven vendosën ta shesin për shumën e 200 mijë eurove mesfushorin me tipare sulmuese.

Të hënën ai do të zyrtarizojë kalimin e tij te Ankaragucu ndërkohë që e mbylli me 18 gola dhe një Kupë Sllovenie të fituar aventurën me Olimpijan.


Shtuar 2.10.2020 19:16