ZYRTARE/ Stuhia e fortë shtyn ndeshjen e Bundesligës

Derbi i sotëm mes Borussia Monchengladbach dhe Koln-it është anuluar.

Kjo ndeshje e Bundesligës, ishte parashikuar të zhvillohej në “RheinEnergieStadion” ditën e sotme, por është anuluar për shkak të një stuhie të fortë, të quajtur Sabine në Gjermani.

Klubi i Kolnit në një postim në faqen zyrtare njoftonte se loja është anuluar pasi ‘siguria e tifozëve nuk mund të garantohet’.

Takimi do të zhvillohet në një datë të mëvonshme, dhe biletat për sfidën do të mbeten të vlefshme.

Koln ndodhet në vendin e 13-të në tabelën e Bundesligës ndërsa Gladbach është e katërta.


Shtuar 9.02.2020 10:06