Spinazzola “mallkon” Interin për trajtimin që i kanë bërë

Lojtari i Romës ka disa komente negative për skuadrën e Inter.

Leonardo Spinazzola ka thënë se nuk i kupton kërkesat ‘qesharake’ të Inter pas ngjarjeve që ndodhën në merkaton e janarit.

Spinazzola ishte afër kalimit tek Inter, në një marrëveshje shkëmbimi me Politano teksa Inter kërkoi që lojtari t’i nënshtrohej më shumë testeve.

27 vjeçari pati disa lëndime, por këto kërkesa i ka cilësuar si qesharake dhe jo-respektuese.

“T’i thuash një lojtari që ka luajtur 22 ndeshje dhe ka reprezentuar skuadrën kombëtare se ata janë ‘të gjymtë’, nuk qëndroj me këtë”, ka thënë Spinazzola, transmeton lajmi.net.

“Pas asaj jave, unë kalova një faqe mentalisht. Unë gjeta veten përsëri”, ka thënë mbrojtësi.


Shtuar 10.04.2020 19:44