Skandal, lojtari i Leipzig akuzohet për përdhunim

Një ngjarje e rëndë raportohet nga mediat gjermane, teksa lojtari i Leipzig, Stefan Ilsanker, akuzohet për përdhunimin e një gruaje në datën 4 janar të vitit 2020.

Ndaj mesfushorit tashmë është hapur një hetim, ndërsa gruaja e cila pretendon të jetë abuzuar ka kallëzuar në organet e drejtësisë Ilsanker.

Tashmë, të vërtetën rreth çështjes do ta zbulojnë hetimet, ndërsa nëse provohet pretendimi i gruas, atëherë 30-vjeçari rrezikon dënimin me burg.

Ilsanker është pjesë e Leipzig prej vitit 2015, duke koleksionuar edhe 104 paraqitje me këtë klub.

Ndërkohë, akuzat ndaj futbollistit janë një imazh i keq edhe për Leipzig, teksa mund të vendosen masa ndaj lojtarit në fjalë.


Shtuar 9.01.2020 13:47