Shtyrje dhe orar i çuditshëm rifillimi, gallatë në ndeshjen e Herdi Prengës (VIDEO)

Riga-Tre Fiori, 0-0 dhe ndeshja ndërpritet. Në fushë edhe një shqiptar, mbrojtësi Herdi Prenga. Sistemi i ndriçimit nisi të shembej, teksa poshtë ranë disa llamba dhe pati xhama të thyer.

Një situatë e paprecedentë, që detyroi UEFA-n të ndalonte ndeshjen. Jo vetëm kaq, por problemi tjetër ishte se kur do të luhej pjesa e mbetur e takimit të turit të dytë të Europa League.

Duhet të luhej në mbrëmje, por skuadra nga San Marino e Tre Fiori kishte fluturimin dhe normalisht kemi të bëjmë me kosto shtesë. UEFA është vënë në siklet për orarin dhe në fund është vendosur të nisë në orën 10:00 të mëngjesit, 09:00 me orën tonë lokale.


Shtuar 18.09.2020 07:52