Shtyhet sërish Seria A, ja kur pritet të rifillojë

Seria A ishte kampionati i parë i futbollit në Europë që u mbyll nga koronavirusi, për t‘u rikthyer më 3 prill, por me numrin e rasteve dhe vdekjeve që akoma rriten çdo ditë e më shumë në Itali, kjo duket shumë e pamundur.

Këtë gjë ka thënë Presidenti i Genovas, Erico Preziosi ku ka shtuar se një datë e rikthimit të kampionatit kryesor në Itali tashmë është 9 prilli.

“Ne e dinim se ishte e mundur të shtyhej Euro 2020 dhe ishte vendimi i duhur. Unë nuk e di se sa do të kushtojë kjo shtyrje, por është e nevojshme që ne të përfundojmë kampionatet vendase dhe garat evropiane të klubeve.

Është sinqerisht e vështirë të bësh parashikime tani, sepse duhet të shpresojmë se virusi nuk përhapet edhe më shumë. Serie A dhe FIGC të dy bien dakord për datën e 9 majit, duke lejuar që koronavirusi të largohet. Lojtarët duhet të rifillojnë më parë stërvitjen për t’u rikthyer në formë, kështu që duhen disa javë”,-tha Preziosi për Radio Kiss Kiss.


Shtuar 17.03.2020 17:38