Shtanget Serie A, klubet mbeten peng të Qeverisë

Federata Italiane e Futbollit ka lajmëruar se Serie A do të jetë pezull deri më 14 qershor. Klubet e Serie A kanë rinisur stërvitjen me shpresën e madhe se do të rikthehen në fushë në datën 13 qershor, por nuk do të ndodhë kështu.

Kryeministri Giuseppe Conte ka pezulluar të gjitha sportet minimalisht deri më datën 14 qershor. Kjo do të thotë se Serie A nuk ka shans që të rikthehet para kësaj date. Gjasat janë që kampionati italian të rinisë më 15 qershor.

Një lajm i keq që zgjat kampionatin, shkurton merkaton e italianëve dhe bën që afrimi i sezonit të ri të jetë shumë i afërt. Kampionati italian po mendon se si të rikthehet në fushën e lojës.


Shtuar 18.05.2020 19:26