Sezoni i fundit i Ronaldos me Juven?

Cristiano Ronaldo dhe Juventusi mund t’i ndajnë rrugët në fund të sezonit, sipas “Radio Rossoneras”.

Spekulimet për një largim të mundshëm të portugezit kanë nisur që në muajin maj, ndërsa për 35-vjeçarin thuhet se ai mund të largohet nga klubi në fund të këtij edicioni.

Ronaldo ka shënuar 53 gola në 75 paraqitje për Juventusin qëkur iu bashkua gjigantit italian nga Real Madridi në vitin 2018.


Shtuar 10.06.2020 15:13