Rudiger zgjedh 11-shen më të vështirë që është përballur (FOTO LAJM)

Ylli i Chelseat, Antonio Rudiger ka zgjedhur 11-shen më të mirë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij – duke rezervuar lëvdata të veçanta për “më të mirën” ndonjëherë Lionel Messi.

27 vjeçari foli për Sky Sports me Premierligën që është ende në mbyllje.

Dhe ai emëroi një mori rivalësh të Premierligës, përfshirë dy lojtarë aktualë të Liverpoolit.

Por kur u pyet se kush beson të ishte lojtari më i madh i të gjitha kohërave, Rudiger synoi të zgjidhte debatin duke pretenduar se është Messië.

Ylli i Bluve tha për Sky Sports: “Nëse do të më duhej të zgjidhja një do të ishte Messi”.

“A është ai më i miri ndonjëherë? Unë nuk kam parë Pele ose Diego Maradona duke luajtur sepse nuk ishte koha ime, kështu që është Messi”.


Shtuar 15.04.2020 18:03