Roshi regjistron sezonin më pozitiv në aspektin personal, mes dribluesve më të mirë në Rusi

Odise Roshi zhvilloi një sezon fantastik në Rusi, më i miri për të në aspektin personal që kur është bërë pjesë e Akhmat Grozny-it në vitin 2016-të.

Me 8 gola të shënuar mes kampionatit dhe Kupës së Rusisë, 7 prej tyre vetëm në kampionat, mesfushori shqiptar rezultoi golashënuesi më i mirë i skuadrës, çeçene duke ndihmuar Akhmat-in të siguronte mbijetesën.

Por ky nuk ishte rekordi i vetëm i Roshit në këtë sezon pasi ai është edhe pjesë e podiumit të dribluesve më të mirë.

Faqja zyrtare e Premier League ruse ka publikuar edhe një foto ku shfaqen pesë lojtarët më driblues të kampionatit, që është një nga pikat më të forta të lojtarit të Kombëtares kuqezi.

Roshi renditet në vend të tretë. Në 110 tentativa ia ka dalë në 68 raste t’iu “lërë targën” kundërshtarëve, me një efikasitet prej 62%, që e pozicionon atë mes më të mirëve.

Vetëm Vlasic i CSKA së Moskës dhe Joao Mario i Lokomotivës kanë përqindje më të mirë se kuqeziu përsa i përket driblimeve, 63% kundrejt 62% të Roshit.


Shtuar 2.08.2020 15:39