Ronaldo nuk luajti në miqësoren e Juventusit, kompania e biletave dëmshpërblen tifozët

Juventusi zhvilloi një miqësore në verë me yjet e kampionatit të Koresë së Jugut, në një stadium që ishte mbushur në kapacitetin e tij maksimal.

Tifozët e shumtë në stadium u përpoqën të marrin një biletë, për të ndjekur nga afër yjet e Juventusit dhe në veçanti Cristiano Ronaldon.

Megjithatë në atë ndeshje, portugezi e kishte të pamundur të luante, për shkak të disa problemeve muskulore.

Pikërisht tifozët të dëshpëruar nga kjo situatë që nuk kishin mundësi ta ndiqnin lojtarin portugez në fushën e lojës, vendosën të hedhin në gjyq kompaninë e biletave.

Pikërisht disa muaj më vonë, dy nga tifozët e kanë fituar gjyqin dhe kanë marrë një dëmshpërblim prej 282 eurosh.


Shtuar 4.02.2020 15:18