Raporti i aksidentit të aeroplanit të Sala: Piloti nuk kishte licencën e duhur

Detaje të tmerrshme janë zbuluar nga aksidenti i rëndë që i mori jetën ish futbollistit, Emiliano Sala.

Gjatë vitit të kaluar, futbollisti i Nantes, i cili po kompletonte transferimin në Premierligë te Cardiff, Sala, humbte jetën në kanalin anglez, pasi aeroplani i tij përplasej.

Rreth një vit më vonë, raporti i publikuar për aksidentin e tij zbulon se piloti i aeroplanit nuk kishte licencën për fluturim, transmeton lajmi.net.

Piloti David Ibbotson nuk kishte lejën që të fluturonte, duke lënë të kuptohet që të gjitha rregullat ishin shkelur.

Aksidenti i Sala ndodhte më 21 janar të vitit të kaluar, kur ylli i Nantes asokohe fluturonte drejt Uellsit, për transferimin te Cardiff City.

Skuadrat kishin arritur marrëveshje për transferimin që do të kushtonte 15 milionë funte. Ai transferim nuk u kompletua kurrë, si pasojë e aksidentit që i mori jetën lojtarit të Nantes.


Shtuar 13.03.2020 15:15