PSG dhe Chelsea insistojnë për Donnarumman

Paris Saint-Germain dhe Chelsea janë dy klubet që do të “luftojnë” për të transferuar Gianluigi Donnarumman.

Drejtues të Milanit nuk llogarisin më portierin dhe janë të gatshëm të shesin atë për një shumë rreth 50 milionë euro.

Sipas “Tuttosport”, skuadra franceze është e gatshme që të përfshijë në bisedime Alphonse Areolan në çdo marrëveshje të mundshme.

Në anën tjetër, Chelsea ka hequr dorë nga Kepa Arrizabalaga dhe janë po ashtu të gatshëm që të dërgojnë atë në “San Siro”.

Areola aktualisht është në huazim te Real Madridi deri në fund të këtij sezoni, e mund të kalojë në Serie A.

Por, Milani thuhet se kërkon vetëm para CASH dhe asnjë shkëmbim tjetër, ndërsa ka 4 opsione në listë për të zëvendësuar italianin.


Shtuar 21.04.2020 08:25