Del Piero thumbon Vierin: Merrmë më 5 maj

Alesandro Del Piero dhe Bobo Vieri. Kur dy kampionë bëhen bashkë, prodhojnë gjithnjë lajm, ashtu siç ndodhi edhe gjatë ndërhyrjes së tyre “live” në “Instagram”. Ish-kapiteni i Juventusit nuk e kursen një shigjetë në drejtim të ishbomberit zikaltër në lidhje me 5 majin.

Për tifozët e Interit, kjo datë kujtohet si dita e nisjes së tripletës, kur Interi mundte Romën në finalen e Kupës së Italisë, por shënon gjithashtu edhe një prej momenteve më të errëta të historisë së tyre. Në distancë të disa viteve, humbja e bujshme në “Olimpico” la një shije të hidhur për ekipin që në atë kohë drejtohej nga Hektor Kuper.

Dhe “Pinturikio” thumboi mikun e tij, duke e ftuar në një takim “online” në këtë datë: “Të kujtohet kur të thashë të më telefonoje më 5 maj?” Përgjigjja e Vierit: “Jo, këtë gjë nuk duhet ta thoshe. Më shkatërrove me 5 majin. Nuk do më zërë gjumi. Më lër rehat.


Shtuar 4.05.2020 21:05