Presidenti i klubit evropian mposht Coronavirusin

Disa javë më parë bëri bujë në media lajmi se presidenti i Olympiacos, Evangelos Marinakis kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. Greku ka qenë në karantinim për këto dy javë dhe ditën e sotme ka ardhur lajmi i mirë.

Marinakis e ka mposhtur virusin e tmerrshëm dhe në testin e bërë së fundmi ka rezultuar negativ tashmë dhe është plotësisht i shëndetshëm. 52-vjeçari është shumë i njohur në botën e futbollit, pasi është pronar edhe i anglezëve të Nottingham Forest.

Lajm mjaft i mirë ky si në Greqi e Angli, ashtu edhe për të gjithë Botën e futbollit.


Shtuar 24.03.2020 17:01