Premier League nuk po gjen qetësi, Brighton shënon lojtarin e 3 me koronavirus

Premierliga po vazhdon të ndjek planin për rifillimin e sezonit, por rezultatet e testeve të lojtarëve nuk po shkojnë sipas këtij plani.

Skuadra e Brighton & Hove Albions ka njoftuar për një tjetër rast pozitiv me Covid-19, që është i treti në skuadër.

Lojtari, emri i të cilit nuk është publikuar, do të karantinohet për 14 ditë, për t’u rikuperuar nga virusi.

Pjesa tjetër e skuadrës do të vazhdojnë stërvitjet, në seanca individuale.

Dy lojtarë të tjerë, që gjithashtu nuk janë emëruar, ishin prekur me Covid-19 më herët, por tashmë thuhet se janë të rikuperuar.


Shtuar 10.05.2020 10:41