Policia e Korfuzit është vënë në kërkim të 47-vjeçarit Dhimitri Aspioti, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe përdhunimin e një 34-vjeçareje shqiptare për 48 orë. Ajo u gjet më pas në një kasolle në Agio Petro, Lefkimi.
Denoncimi për zhdukjen e saj u bë nga burri i saj 32-vjeçar, i cili tha se u zgjua në mëngjes por nuk gjeti në banesë bashkeshorten. Ai tha për policinë se një nate më parë ishin takuar me Aspiotin, i cili jetonte në Lefkimi nën masën e detyrimit për paraqitje dhe ndalim dalje nga Korfuzi.
Aspioti ne 2012 u dënua me 52 vjet heqje lirie për përdhunimin e 6 të rinjve britanikë në vitin 2010 dhe mori nga media britanike nofken “dragoi i Kavos”, por u lirua në nentor 2019 duke shfrytëzuar një ligj të kohës në Greqi.