Portieri i Ajax sinjale Barcelonës: Është koha të largohem

Portieri i Ajax, Onana është shprehur se tashmë ka ardhur momenti që eksperiencës te gjigandët holandez ti vijë fundit. Një sinjal pozitiv ky për Barcelonën që prej kohësh janë në ndjekje të portierit.

Onana, 24 vjeç, ka luajtur gjatë katër sezoneve të kaluara me gjigantët e Eredivisie, ku mbërriti nga Barca në 2015.

Portieri i Kamerunit ka tërhequr interesimin nga e gjithë Evropa, me Barcelonën, Chelsea dhe Tottenham në mesin e klubeve të lidhura me një lëvizje për të.

“Mos ma merrni gabim, unë jam shumë i lumtur me Ajax dhe jam shumë mirënjohës për klubin”, i tha ai AD të martën.

“Kishim pesë vite të shkëlqyera këtu, por tani ka ardhur koha që unë të bëj një hap përpara. Ne e bëmë atë takim vitin e kaluar”.

“Unë ende nuk e di se çfarë do të ndodhë, por ambiciet dhe marrëveshjet e mia janë të qarta”, tha portieri.


Shtuar 29.04.2020 07:16