“Perla” e Jahanbaksh ndal Chelsean në barazim (VIDEO)

Chelsea nuk ia doli ta niste vitin me fitore, edhe pse shënoi i pari kundër skuadrës së Brighton. Azpilikueta pas një rrëmuje në zonë e dërgoi në portë dhe Chelsea e pa veten në avantazh.

Loja vijoi e fortë dhe londinezët nuk ia dolën ta realizojnë golin e qetësisë. Në fund të takimit erdhi super goli i realizuar nga iraniani Alireza Jahanbaksh. Pasi u zhbllokua para pak ditësh, sulmuesi që kishte shkëlqyer në Holandë realizoi një kryevepër.

Një roveshatë e tij rezultoi e suksesshme dhe topi i goditur u ndal në fundin e rrjetës. Çmenduri, një gol për sulmuesi iranian do e mbajë mend gjatë. Nisje e mbarë e vitit, teksa Brighton mori një pikë më një skuadër të fortë si Chelsea.


Shtuar 1.01.2020 14:44