Përballë Berishës Ronaldo do të luajë ndeshjen e 1000

Cristiano Ronaldo e ka kthyer në ritual thyerjen e rekordeve.

“Ylli” portugez po udhëheq një Juventus në vështirësi në planin e lojës, por 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, para se të përqendrohet te Champions League, për të provuar që ta fitojë si bardhezi, do të arrijë një rekord që e kanë festuar shumë pak kampionë të futbollit: 1000 ndeshje si profesionist në një stadium që do ta admirojë për herë të parë për se gjalli “Paolo Mazza” i Ferrarës, në SPAL-Juventus.

Mes shumë futbollistëve që kanë arritur 1000 takime në karrierë si profesionistë flasim për emra të mëdhenj si: Maldini, Seedorf, Roberto Carlos… Cristiano Ronaldo rezulton të jetë më “i shpejti”, duke e kaluar këtë prag në 18 sezone.

Kjo tregon për profesionalizimin dhe kujdesin e veçantë për trupin, deri në të qenit maniak, gjatë gjithë karrierës së tij.

Nga viti 2002 deri më sot, Cristiano Ronaldo ka luajtur 835 ndeshje zyrtare në nivel klubesh dhe 164 me përfaqësuesen e Portugalisë (ka fituar Europianin e fundit).

Është golashënuesi më i mirë i luzitanëve në histori me 99 finalizime.

Objektivi i tij është të bëhet lojtari i dytë në histori që shënon më shumë në nivel përfaqësuesesh (rekordin e mban Ali Daei i Iranit).

Në total, me klubet dhe përfaqësuesen, ka shënuar 724 herë me një mesatare prej 0.72 gola për ndeshje.

Skuadra —– Ndeshje —– Gola

Sporting B. —– 2 —— 0

Sporting CP —— 31 —— 5

Manchester Utd —– 292 —– 118

Real Madrid —— 438 —- 450

Juventus —– 72 —– 52

Portugali —— 164 —— 99

Totali —— 999 —– 724


Shtuar 20.02.2020 14:38