Për herë të parë në publik, nëna e Kobe Bryant nuk mban dot lotët (FOTO LAJM)

Nëna e Kobe Bryant, Pamela është parë për herë të parë në publik pas vdekjes tragjike të djalit dhe mbesës, në një aksident me helikopter.

65-vjeçarja nuk kishte dalë nga shtëpia e saj në Las Vegas që nga tragjedia që tronditi botën e sportit të Dielën e kaluar. Ndërkohë, së fundmi ajo është parë derisa duke ecur në rrugë, mëngjesin e së premtes.

Nga fotot e publikuara shihet se në fytyrën e saj reflektohet trishtimi i thellë, ndërsa nuk mungojnë as lotët.

Mediat e huaja raportojnë se jeta e Pamela dhe Joe (babai i Kobe Bryant), një pensionit i NBA është kthyer përmbysur nga vdekja e djalit dhe mbesës së tyre.


Shtuar 1.02.2020 08:38