Pas Tuchel flet edhe Flick: E kemi gati planin kundër PSG-së

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, është deklaruar para finales kundër PSG.

Të dielën, me fillim nga ora 21:00, Bayern Munich takohet me PSG, në finalen e Ligës së Kampionëve.

Flick në konferencë për shtyp ka deklaruar se e respekton shumë PSG-në, por që Bayeni ka një plan të përgatitur për këtë finale.

“Ata janë një ekip i madh, me shumë shpejtësi në fushë, lojtarë që kanë përvojë. Sidomos në sulm, por edhe në mbrojtje me Thiago Silvan”, ka deklaruar Flick.

“Marquinhos në mes… ai më të vërtetë ka cilësi të jashtëzakonshme. Ata kanë pranuar vetëm pesë gola në Ligën e Kampionëve, kështu që mbrojtja funksionon si sulmi”.

“Kemi një plan, një projekt dhe shpresoj që nesër do të arrijmë ta ekzekutojmë”.


Shtuar 22.08.2020 20:03