Pas fitores ndaj Valencias, shikoni çfarë i bëjnë tifozët e Realit CR7 (FOTO LAJM)

Fitorja e sotme ndaj Valencias i gëzoi pa masë tifozët e Real Madridit, por madrilenët e kanë tepër të vështirë të mësohen pa ish-benjamimin e tyre Kristiano Ronaldo.

Në shkallët e stadiumit “Mbreti Abdullah” në Arabinë Saudite, një grup tifozësh madrilenë shpalosën banderolën e “dashurisë” së pakursyer për futbollistin e Juventusit.

“Kristiano Ronaldo, nuk i harrojmë 450 golat në 438 ndeshje. Je i papërsëritshëm!”, shkruhej në banderolën e një grupi tifozësh të Real Madridit.

Megjithëse blenë Eden Hazardin këtë sezon, futbollisti belg ende nuk e ka gjetur veten te “Los Blancos” ndërkohë që po vuan dhe dëmtime të vazhdueshme. 9 vitet e suksesshme me Realin ku fitoi 4 liga të kampioneve dhe 2 kampionate e bënë Kristiano Ronaldon një ikonë të madrilenëve.

Edhe sot pas më shumë se një viti e gjysmë kur ai firmosi për Juventusin, për tifozët e Realit, Ronaldo do të jetë gjthmonë një futbollist i tyre.


Shtuar 8.01.2020 22:01