Nuk është në planet e Lampard, Interi nuk heq dorë nga Alonso

Interi vazhdon të interesohet për mbrojtësin spanjoll të Chelseas, Marcos Alonso.

Sipas asaj që raporton ‘Calciomercato’, trajneri i Inteit dëshiron të bashkohet mbrojtësin spanjoll, me të cilin punoi bashkë te Chelsea në Premierligë.

‘Blutë’ e Londrës do të konsideronin shitjen e spanjollit nëse ndonjë skuadër ofron deri në 30 milionë euro.

Alonso ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023, por një ofertë në shumën që e kërkojnë anglezët, do të bënte që ai të largohej në drejtim të Interit.

29 vjeçari edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Serie A, ku kishte veshur fanellën e Fiorentinës.


Shtuar 5.03.2020 12:54