Një nga portierët më premtues shprehet i gatshëm për tu kthyer te Barcelona

Portieri i Ajax, Onana shihet si një nga portierët më premtues momentalisht.

Gardiani është shprehur i gatshëm të rikthehet te Barcelona në një moment që PSG ka hyrë seriozisht në garë për të.

Sipas L’Equipe, parisienët po përcjellin 24-vjeçarin, por një veprim i tillë mund të komplikohet nga prania e Kaylor Navas, Sergio Rico, i huazuar te Sevilla dhe Alphonse Areola, i huazuar te Real madrid.

Chelsea gjithashtu është lidhur me një veprim për Onana, me të ardhmen e portierit Kepa Arrizabalaga e cila gjithashtu është një temë spekulimesh.

“Është e vështirë të thuhet sepse me Barcelonën, unë jam akoma në marrëdhënie shumë të mira me presidentin, trajnerët” i tha Onana Canal + Afrique.

“Siç e thashë edhe më parë, Barça është shtëpia ime. Nëse duhet të kthehem, do të kthehem. Por sot ne jemi akoma larg prej saj. Unë jam portieri i Ajaxit dhe do të shohim se çfarë ndodh në fund të sezonit”.

“Unë kujdesem vetëm për futbollin, çfarë ndodh në stadium. Pjesa tjetër janë agjentët e mi që menaxhojnë”, shtoi ai.


Shtuar 13.04.2020 11:02