Lufta kundër Covid-19/ Këngëtari shqiptar dhuron 5 mijë euro për fondin e shtetit (FOTO LAJM)

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri ka mbështetur iniciativën e Albin Kurtit për mbledhjen e donacioneve për të luftuar përhapjen e koronavirusit. Tahiri në një postim në rrjete sociale bën të ditur se ka dhuruar 5 mijë euro.

“Mirëmengjesi të dashur njerëz! Ne i dhurojmë 5000 euro për fondin e shtetit dhe e përkrahim iniciativen e Kryeministrit Albin Kurti! Në humanizëm më ka ngritur populli, jo politikanët apo politika! Sa i përket ndihmës së shtetit sipas kërkesës së kryeministrit Kurti, që Diaspora ta ndihmojë Kosovën me donacione gjatë kësaj kohe sikurse ka ndihmuar shumë herë!

Ne e përkrahim Z Kurtin që ka ndërrmarë këtë iniciativë dhe do ti dhurojmë 5000 euro për fondin e shtetit tim-tonë për këtë sfidë kombëtare! I nderuar z Kryeministër, sot ose nesër i hedhim paratë tona si Fondacion “Labinot Tahiri”

Qytetarë të dashur Zoti ju ruajt gjithmonë edhe sot me këtë sfidë të madhe! SHTETI DHE KOMBI MBI TË GJITHA. Me dashuri dhe shërbim për vendin , Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”.


Shtuar 13.04.2020 11:11