“Ngeci” rinovimi i kontratës me Napolin, Interi në sulm për Mertens

Interi ka hyrë seriozisht në garë për sulmuesin e Napolin, Dris Mertens. Belgu nuk e ka rinovuar kontratën me Napolin dhe sezoni i ardhshëm pritet ta gjejë me një tjetër skuadër që me shumë gjasa do jetë klubi “zikalër”.

Edhe gazeta italiane Gazzetta dello Sport ka raportuar se negociatat mes sulmuesit dhe drejtuesve zikaltër janë duke vazhduar ende, pasi që kontrata e Mertens me Napolin do të skadojë qysh në fund të këtij sezoni, gjatë verës.

32-vjearit i duhen edhe dy gola për t’u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në San Paolo dhe ai mund ta thyejë këtë rekord pikërisht kundër klubit që po tenton ta bindë t’i bashkohet gjatë verës.

Gazzetta dello Sport raporton se Interi ia ka dhënë atij ofertën më të mirë deri më tani, përkundër që edhe Manchester Unitedi dhe Arsenali janë interesuar. Madje, edhe Napoli ka tentuar ta bindë atë të nënshkruajë kontratë të re.

Mertens ka luajtur në gjithsej 24 ndeshje këtë sezon (18 në Serie A dhe gjashtë në Ligën e Kampionëve) dhe ka kontribuar me dhjetë gola (pesë në Serie A e pesë në Ligën e Kampionëve) dhe pesë asiste (katër në Serie A dhe një në Ligën e Kampionëve).


Shtuar 11.02.2020 13:43