Messit po i mungon Ronaldo, ka mbetur “thatë” në 6 “El Clasicot” e fundit

Real Madrid mbrëmë ka mposhtur Barcelonën me rezultat 2-0 në ndeshjen e La Ligas.

Messi bëri një paraqitje të dobët, ku përveç që nuk shënoi ai ishte pothuajse inegzistent në fushë.

Shqetësuese është fakti se argjentinasi nuk ka shënuar në gjashtë ndeshjet e fundit kundër Real Madridi.

Herën e fundit kur gjashtë herë fituesi i Topit të Artë realizoi kundër Realit ishte me 6 maj 2018, në barazimin 2-2.

Atë ndeshje kishte shkuar edhe Ronaldo dhe më pas ishte larguar drejtë Juventusit.


Shtuar 2.03.2020 11:12