“McGregori është si një tullumbac i fryrë”, trajneri i Khabibit sulmon irlandezin

Trajneri i Khabib Nurmagomedov, Ali Abdelaziz ka sulmuar Conor McGregorin dhe ekipin e tij teksa ata po përgatiten për rikthimin e irlandezit në ndeshjen ndaj Donald Cerrone.

“Dëgjoni këtu, përpara ndeshjes me Khabib ata thanë se ai ishte gati dhe se do ta mposhtte Khabib brenda tri raundeve të para me nokaut dhe se ishte në formën më të mirë të mundshme”, tha ai.

“Tani thonë se kampi stërvitor ishte i tmerrshëm dhe se këmba e tij ishte e dëmtuar. Ata janë gënjeshtarë”, u shpreh Abdelaziz për TMZ Sport.“Tani ai duket si një tullumbac i fryrë, është kthyer në një badibilder.”


Shtuar 5.01.2020 20:45