Nuk fitoi ndaj Middlesbrough, befason Mourinho: Topi ishte i lehtë, si ato të plazhit

Totenhemi zbriti sot në fushë teksa luante në transfertë ndaj skuadrës Midëllsbrou për raundin e 1/32 në FA Cup. Londinezët nuk shkuan më shumë se një barazim me shifrat 1-1 dhe sipas rregullave të këtij kompeticioni, tashmë duhet ta riluajnë takimin në shtëpi.

Ndërkohë, si shpeshherë pas ndeshjeve, kanë bërë bujë deklaratat e Hoze Murnjo. Tekniku i Totenhem është shprehur topi i FA Cup është shumë i lehtë dhe i ngjan më shumë atyre të plazhit. “Mendoj se topi i FA Cup është nga ato që përdorën në plazh.

Është shumë i lehtë. Mendoj se nuk i ndihmon futbollistët. Por, ky nuk është një justifikim”, u shpreh portugezi. Megjithatë, pas rezultatit zhgënjyes ndaj një skuadre të Championship, vështirë se deklarata e Murinjos të mos merret si një justifikim.


Shtuar 5.01.2020 20:28