Mbërrin oferta zyrtare për Elseid Hysaj nga Rusia

Ofertë ruse për Elseid Hysajn. Sipas asaj që zbulon Gianluca Di Marzio, madje edhe me shifra, Spartaku i Moskës ka bërë një ofertë konkretë te Napoli për shërbimet e mbrojtësit kuqezi.

Kapiteni i kombëtares shqiptare kërkohet nga ana e klubit rus që po synon të rritet edhe në prestigj duke afruar emra të rëndësishëm, mes të cilëve dhe Hysaj.

Të lidhura

None found

Sipas asaj që bën të ditur Di Marzio, për 26-vjeçarin ka një ofertë prej 7 milion eurosh për Napolin, aspak e lartë, por duke marrë parasysh faktin që futbollistit i përfundon kontrata verën e ardhshme, do të ishte më mirë sesa futbollisti të largohej si lojtar i lirë.

Ndërkohë që vetë futbollistit i ofrohet dhe një kontratë 5-vjeçare, me një pagë prej 3 milion eurosh në sezon, që është jo pak joshëse dhe që mund ta bindë ndoshta Hysajn për t’u transferuar në Premier League të Rusisë.

Në startin e Serisë A, ku Napoli kryeson për shkak të golavarazhit, Hysaj ka qenë i padiskutueshëm në formacionin e Gattusos dhe madje në suksesin e fundit ndaj Genoas 6-0 dhuroi dhe një asist.

Tashmë fjala i mbetet Napolit por dhe vetë futbollistit, nëse dëshiron të pranojnë ofertën e ardhur nga Rusia.


Shtuar 29.09.2020 17:07