PD në Shkodër: Kemi gati kallëzimin penal për Sandër Lleshajn

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, me anën e një postimi në facebook, ka akuzuar qeverinë Rama dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj për manipulimin e listave zgjedhore.

Ish-deputeti shprehet se qeveria në largim po bën përpjekjet e fundit për t’i shpëtuar humbjes duke lëvizur gjendjen civile të qytetarëve pa dijeninë e tyre. Duke shpërndarë pamjet e publikuara në një emision investigativ, Bardhi thekson se PD po bën gati kallëzimin penal për Sandër Lleshajn dhe kreun e Gjendjes Civile.

Postimi i plotë: Është një përpjekje e dëshpëruar e qeverisë në largim. PD po bën gati kallzim penal ndaj Lleshajt dhe kreut të Gjendjes Civile

Qeveria e Edi Ramës ka nisur manipulimin e listave dhe nuk ka mashtrim të Sandër Lleshajt që ta mbulojë këtë operacion kriminal.

Emisioni investigativ “Boom” e ka ka kapur me presh në duar Sandër Lleshajn dhe Edi Ramën. Dëshmitë e qytettarëve janë të drejtëpërdrejta dhe nuk lënë vend për diskutime. Qytetarëve u është ndërruar vendbanimi pa kërkesën e tyre, në shkelje flagrante të ligjit.

Ligji e thotë qartë se me ndryshimin e vendbanimit, qendra e votimit ndryshon automatikisht. Çfarë thotë Sandër Lleshaj, është një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar manipulimin e listave të votuesve, një tjetër përpjekje e dëshpëruar e Edi Ramës përpara largimit të pashmangshëm.

Do apo nuk do Edi Rama, qytetarët do të dalin në votime masivisht dhe do të çlirohen nga ky regjim që vetëm i vjedh.

Askush nuk do të guxojë të prekë votën e lirë! Partia Demokratike po bën gati kallëzimin penale për Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj për shkeljen e rëndë të ligjit dhe të së drejtës për votim të qytetarëve. Që nga Sandër Lleshaj deri tek nëpunësi më i thjeshtë që fut duart në listat e votuesve për të deformuar vullnetin e qytetarëve, do të mbajë përgjegjësi para ligjit!


Shtuar 29.09.2020 17:06