Marotta zbulon publikisht objektivin e janarit

Drejtori i përgjithshëm i Interit, Giuseppe Marotta ka konfirmuar se mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal është objektiv i klubit nga Milano.

Ai ka thënë se për të arritur objektivat e rëndësishme, ekziston nevoja e angazhimit të përforcimeve të reja, raportojnë mediat italiane.

“Vidal? Është një nga objektivat. Gjërat më të rëndësishme në janar realizohen nga fundi”, u shpreh Marotta.

“Për të përmirësuar skuadrën tonë në mënyrë që të arrijë objektiva të rëndësishme, është normale që të ballafaqohemi edhe me vështirësi”, theksoi ai.


Shtuar 9.01.2020 15:21