Si para një shekulli, kështu shuhen flakët në Karaburun (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Karaburun. Zjarri ka rënë në zonën e quajtur Mrizi.

Mësohet se forcat zjarrëfikëse janë nisur drejt vendngjarjes, por nëse do pritej të vinin, zjarri do të kishte përpirë zonën.

Kjo për shkak se zona në fjalë është e aksesueshme vetëm në këmbë.

Duke ditur këtë fakt të trishtë, banorët janë mobilizuar dhe kanë nisur të shuajnë flakët me mjete rrethanore, duke nisur me këmbë.

Zjarri rrezikon të përpijë një zonë të madhe me kullota. /albeu.com/


Shtuar 9.01.2020 15:17