Mancini nuk ka dyshime, ka vendosur me cilët lojtarë do të shkojë në EURO 2020

Trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini nuk ka shumë dyshime për listën e futbollistë që do të ketë në EURO 2020.

Italia do të përballet me Turqinë, Zvicrën dhe Uellsin në fazën grupore në qershor dhe të gjitha këto ndeshje do t’i zhvillojë në stadiumin olimpik të Romës.

“Tashmë kemi vendosur për shumicën e skuadrës”, ka thënë Mancini për Sky Sport Italia.

“Është zhgënjyese që Nicolo Zaniolo është lënduar, sepse ai ishte në gjendje të luante në role të ndryshme, por mendoj se ne kemi zgjedhje të mira në mesfushë dhe sulm”, shtoi ai.

“Ne jemi të fortë, por këto ndeshje ndaj ekipeve të mëdha mund të na tregojnë se ku ndodhemi ne. Ne e dimë se kemi ekip të mirë dhe besoj se do të bëjmë shumë mirë në Euro”, theksoi ai.


Shtuar 10.02.2020 11:16