Maguire tregon dy mbrojtësit që e kanë inspiruar

Harry Maguire ka zbuluar se kush ishin dy mbrojtësit që kanë inspiruar atë.

Maguire është aktualisht mbrojtësi më i shtrenjt në histori të futbollit. Kalimi i tij nga Leicester te Man United thyente të gjitha rekordet.

Por, si erdhi lojtari deri në këtë pikë të karrierës? Kush ishin dy lojtarët që ai përcillte me vëmendje të madhe?

“Unë gjithmonë kam shikuar dy qendërmbrojtës: John Terry dhe Rio Ferdinand” ka thënë Maguire për faqen zyrtare të United.

“Mendoj se Rio dërgoi filozofinë e të mbrojturit në një nivel tjetër. John Terry ishte gjithmonë i mirë me topin” ka shtuar mbrojtësi i United.

Maguire ishte jashtë skuadrës së United për ndeshjen e Kupës FA që ‘Djajtë e kuq’ e luajtën kundër Derby County.

Lojtari vazhdon të jetë në dyshim për ndeshjen kundër Manchester City, ndeshje e cila luhet të dielën


Shtuar 7.03.2020 15:56