Lojtarët e dekadës në top pesë ligat e Evropës

Dekada e fundit ka qenë monumentale në histori të futbollit. Disa ndeshje të paharrueshme dhe çmimet e larta të lojtarëve do të mbeten për një kohë të gjatë në mendjen e tifozëve. Por, cilët lojtarët ishin kryesorët në top pesë ligat e Evropës gjatë dhjetë vjetëve të fundit?

Uebsajti WhoScored i zgjodhi lojtarët më të mirë nga secila prej top pesë ligat e Evropës gjatë dekadës së fundit, duke u bazuar vetëm në statistikat e tyre.

Premierliga – Eden Hazard

Në 245 ndeshje për Chelsean, sulmuesi belg arriti t’i shënojë 85 gola, i bëri 54 asiste dhe i kompletoi plot 909 driblime. Këto statistika, bashkë me shumë të tjera, bëjnë që ai të zgjidhet më i miri i dekadës së fundit në Premierligë, duke i lënë nga pas Sergio Agueuron, Harry Kane e David Silvan.

La Liga – Lionel Messi

Nga viti 2010 deri në vitin 2019, Lionel Messi i mbizotëroi ballinat e gazetave për La Liga, duke u zgjedhur kështu lojtari i dekadës në ligën spanjolle. Ai e fitoi këtë vend me 369 golat dhe 136 asistet e tij në 343 ndeshjet për Barcelonën në La Liga.

Serie A – Giorgio Chiellini

Njëri ndër mbrojtësit më të mirë në epokën moderne të futbollit, Giorgio Chiellini, është zgjedhur si lojtari i dekadës në Serie A, duke lënë pas vetes sulmues të famshëm si Paulo Dybala, Alejandro Gomez e Gonzalo Higuainin.

Bundesliga – Arjen Robben

Holandezi Arjen Robben i mposhti ish-bashkëlojtarët, Franck Riberyn dhe Robert Lewandowskin, për t’u zgjedhur lojtari i dekadës në ligën gjermane. Ai i shënoi 95 gola dhe kontribuoi me 50 asiste në 195 paraqitjet në Bundesligë me Bayernin.

Ligue 1 – Thiago Silva

Çuditërisht, në top pesëshe për lojtarin e dekadës në Ligue 1 nuk radhitet as Neymari e as Mbappe. Listën e kryeson kapiteni dhe mbrojtësi Thiago Silva, ndërsa pas tij vijnë Edinson Cavani dhe Marco Verratti.


Shtuar 9.01.2020 09:31