Zbulohet letra e FSHF-së dërguar Qeverisë për rifillimin e kampionatit (FOTO LAJM)

Federata Shqiptare e Futbollit është e bindur dhe kërkon me çdo kusht rifillimin e kampionatit.

“Panorama Sport” ka mundur të sigurojë letrën e rëndësishme të FSHF, që i kërkon qeverisë rifillimin e kampionatit futbollistik.Kategoria Superiore 81

FSHF në letrën e dërguar qeverisë shqiptare, kërkon të krijohet një grup punë i përbashkët, për implementimin e protokollit të nisur më parë.

Në letrën e dërguar thuhet se protokolli është përgatitur pas konsultimeve me ekspertë të FIFA-s, UEFA-s dhe disa federatave homologe, si dhe me stafin mjekësor të ekipit kombëtar.

Gjithashtu kanë shprehur edhe njëherë gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe për të zbatuar me rigorozitet udhëzimet e ekspertëve.


Shtuar 4.05.2020 14:21