Leonardo i fiksuar pas algjerianit të Milanit, e do te PSG-ja

PSG kërkon Ismael Bennacer. Mesfushori i Milanit ka tërhequr vëmendjen e drejtorit sportiv, Leonardo, që kërkon ta transferojë algjerianin në Francë. Bennacer u kthye në një nga lojtarët kyç të mesfushës së Milanit që kur në stol u ulë Stefano Pioli.

22-vjecari u transferua te kuqezinjtë verën e shkuar nga Empoli për 16 milionë euro, ndërkohë që aktualisht drejtuesit e klubit kuqezi kërkojnë 30 milionë euro për kartonin e tij.


Shtuar 20.04.2020 07:27