Riatdhesohen 106 persona që mbetën jashtë Kosovës si pasojë e pandemisë, ku pritet të karantinohen

Sot në Kosovë do të kthehen nga Zvicra 106 qytetarë, ndërsa të martën do të kthehen edhe 120 të tjerë nga Turqia, të cilët do të qëndrojnë dy javë në karantinë.

Ata do të vendosen në konviktet e Qendrës Studentorë.

Ndërkohë bëhet e ditur se janë rreth 2400 kërkesa për t’u kthyer në Kosovë.

Po ashtu, sot pritet të lirohen nga karantina mbi 40 persona.


Shtuar 20.04.2020 07:32